top of page

U qëllua me a*më zjarri, identifikohet i pl*gosuri/ Policia jep detaje

1 hour ago
1 min read

Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para zyrtare për plagosjen me armë zjarri që ndodhi paraditen e kësaj të marte në fshatin Shtoj.


Sipas informacioneve paraprake, personi që mbeti i plagosur është Taulant Hoti, i cili u qëllua me armë zjarri në këmbë, jashtë ambienteve të një lokali.


Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, ndërsa autori i dyshuar nuk është identifikuar ende.


Pas plagosjes, Hoti u transportua drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore.


Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.


"Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.


Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar."-njofton policia.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page