top of page

NESËR dita e SKËNDERBEUT/ Ja të gjitha ndeshjet e kësaj jave të 9-të!

1 minute ago
1 min read

Superliga do të rikthehet shumë shpejt në javën e 9-të, teksa këtë mesjavë do të luhen të gjitha ndeshjet e kësaj jave. Në kalendarin e ngjeshur tashmë është zyrtare që 3 takime do të luhen të mërkurë, pra më 28 tetor dhe 2 ndeshje do të luhen të enjten e 29 tetorit.


Kjo javë do të nisë të mërkurën në orën 13:30 me ndeshjen Vora-Vllaznia. Më pas në orën 18:30 do të luhen dy ndeshjet e fundit të ditës, ku Skënderbeu do të presë Laçin në stadiumin “Skënderbeu”. Në të njëjtën orë do të luhet edhe Elbasani-Partizani. Skënderbeu pas dy fitoreve radhazi do të kërkojë një tjetër fitore ndaj kurbinasve.


Më pas të nesërmen e 29 tetorit, pra të enjten, do të luhen dy përballjet e fundit, kun ë orën 13:30 do të luhet derbi mes Tiranës dhe Dinamos, ndërkohë që java do të përmbyllet me ndeshjen mes Egnatias dhe Teutës takim që do të startojë në orën 18:30.


Më poshtë sjellim të gjitha duelet me oraret përkatëse:

 

JAVA 9

28 tetor (E Mërkurë)

Vora-Vllaznia Ora 13:30

Skënderbeu-Laçi Ora 18:30

Elbasani-Partizani Ora 18:30


29 tetor (E Enjte)

Tirana-Dinamo Ora 13:30

Egnatia-Teuta Ora 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page