JAVA 9/ Superliga rikthehet në mesjavë. Ja kur luhen ndeshjet dhe Skënderbeu-Laçi!
Superliga do të rikthehet shumë shpejt në javën e 9-të, teksa këtë mesjavë do të luhen të gjitha ndeshjet e kësaj jave. Në kalendarin e ngjeshur tashmë është zyrtare që 4-ër takime do të luhen të mërkurë, pra më 28 tetor dhe vetëm 1 ndeshje do të luhet të enjten e 29 tetorit.
Kjo javë do të nisë të mërkurën në orën 13:30 me ndeshjen Vora-Vllaznia dhe do të pasohet në orën 17:00 me derbin e kryeqytetit Tirana-Dinamo. Më pas në orën 18:30 do të luhen dy ndeshjet e fundit të ditës, ku Skënderbeu do të presë Laçin në stadiumin “Skënderbeu”. Në të njëjtën orë do të luhet edhe Elbasani-Partizani.
E vetmja ndeshje përmbyllëse e javës do të luhet të enjten dhe është ajo mes Egnatias dhe Teutës takim që do të startojë në orën 18:30.
Më poshtë sjellim të gjitha duelet me oraret përkatëse:
JAVA 9
28 tetor (E Mërkurë)
Vora-Vllaznia Ora 13:30
Tirana-Dinamo Ora 17:00
Skënderbeu-Laçi Ora 18:30
Elbasani-Partizani Ora 18:30
29 tetor (E Enjte)
Egnatia-Teuta Ora 18:30
“KORÇA BOOM”
















