top of page

Skandal në shkollë, mësuesja pranon marrëdhëniet me nxënësin e mitur

54 minutes ago
1 min read

Një mësuese 37-vjeçare në Australi është deklaruar fajtore për disa vepra penale seksuale ndaj fëmijëve, pasi dyshohet se ka kryer vazhdimisht marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar.


Sipas raportimeve të mediave australiane, Karly Rae u paraqit në gjykatë javën e kaluar, ku pranoi akuzat. Ajo ishte e shoqëruar nga foshnja e saj e porsalindur, ndërsa nuk është bërë e ditur identiteti i babait të fëmijës.


Gjatë seancës gjyqësore, mësuesja deklaroi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturin në tetor të vitit 2024, në vende të ndryshme të qytetit në New South Wales, ku ajo punonte. Sipas raportimeve, ky ishte edhe muaji kur ajo u arrestua.


Prokuroria bëri të ditur se mësuesja kishte komunikuar me nxënësin përmes rrjeteve sociale Snapchat dhe Instagram. Në mesazhet e shkëmbyera, ajo i kishte propozuar të miturit të takoheshin sërish përpara rifillimit të shkollës.


Çështja po ndiqet nga autoritetet australiane, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të moshës së viktimës së dyshuar dhe faktit se e akuzuara ishte mësuese.

“KORÇA BOOM”


bottom of page