top of page

7 ndeshje, gola pa fund dhe emocione, Maliqi mposht Tomorin në çastet e fundit

8 minutes ago
1 min read

Luftëtari ka regjistruar një fitore të thellë 5-1 ndaj Këlcy­rës, në një ndeshje ku Ziaj, Diamanti me dy gola, Dulaj dhe Devolli gjetën rrugën e rrjetës për gjirokastritët. Golin e vetëm për Këlcy­rën e shënoi Shele nga pika e bardhë e penalltisë.


Një sfidë dramatike ishte ajo mes Maliqit dhe Tomorit, ku vendasit triumfuan me rezultatin 3-2. Lipo shënoi golin e fitores në minutën e 90’+2, duke i dhënë Maliqit tri pikë të rëndësishme. Për Maliqin realizuan gjithashtu Myslimi dhe Mertkola, ndërsa për Tomorin shënuan Abdusalam dhe Arbri.


Apolonia fitoi 3-1 ndaj Delvinës, ndërsa Albpetroli mposhti Memaliajn 2-1. Butrinti mori një fitore minimale 1-0 në transfertë ndaj Devollit, falë golit të Nanjul në minutën e 19-të.

Në Grupin A, Partizani B fitoi 3-2 ndaj Tërbunit, ndërsa Luzi triumfoi 2-0 përballë Veleçikut.


Rezultatet


Grupi A

Partizani B – Tërbuni 3-2

Luzi – Veleçiku 2-0


Grupi B

Apolonia – Delvina 3-1

Albpetrol – Memaliaj 2-1

Devolli – Butrinti 0-1

Luftëtari – Këlcyra 5-1

Maliqi – Tomori 3-2

“KORÇA BOOM”


bottom of page