E PABESUESHME/ Ndodh për herë të parë në historinë e Partizanit, pas Skënderbeut është sërish zyrtare
19 minutes ago
1 min read
Partizani është mposhtur me rezultatin 0-2 nga Skënderbeu. Sfida ishte e vlefshme për javën e tetë të Abissnet Superiore.
Partizani regjistron vetëm 4 pikë në 8 javët e para të Superiores. Ndodh për herë të parë në histori që të shikohet kjo nisje nga “demat”. Kjo është tashmë edhe nisja më e keqe për të kuqtë.
Vetëm një fitore dhe një barazim, ndërsa në total janë gjashtë humbje. Pesë disfata ndërkohë janë radhazi. Pas largimit të trajnerit Florin Bratu, është Mislav Karoglan që duhet të përballet me këtë situatë delikate.
Ky rekord negativ për nisjen vazhdoi që nga java e kaluar. Tashmë janë 19 gola të pësuar në total dhe 9 të shënuar. Të kuqtë mbajnë vendin e fundit në renditje./ Panorama Sport
“KORÇA BOOM”
















