top of page

“Abissnet Superiore”, java e 8-të luhet sot dhe nesër. Vëmendja sot në Patizani-Skënderbeu

42 minutes ago
1 min read

Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 8-të, të cilat do të zhvillohen më 24 dhe 25 tetor. Pesë përballjet e radhës do të sjellin sërish emocione dhe rivalitet në garën për objektivat e sezonit.


Java e 8-të do të nisë sot, më 24 tetor, me dy ndeshje që do të luhen në orën 13:30. Partizani do të përballet me Skënderbeun në stadiumin e Vorës, ndërsa Laçi do të presë Vorën në stadiumin e tij.


Po sot do të zhvillohen edhe dy sfida të tjera në orën 18:30. Vllaznia do të përballet me Tiranën në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Teuta do të luajë kundër AF Elbasanit në stadiumin “Niko Dovana”.


Java e 8-të do të mbyllet të dielën, më 25 tetor, me ndeshjen Dinamo City – Egnatia, që do të zhvillohet në orën 18:30 në stadiumin “Elbasan Arena”.


JAVA 8

24 tetor (E Shtunë)

Partizani-Skënderbeu Ora 13:30

Laçi-Vora Ora 13:30

Vllaznia-Tirana Ora 18:30

Teuta-Elbasani Ora 18:30


25 tetor (E Diel)

Dinamo-Egnatia Ora 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page