top of page

Protesta në Tiranë, rreth 600 qytetarë nisen nga juglindja për t'iu bashkuar tubimit të opozitës

43 minutes ago
1 min read

Rreth 600 qytetarë nga qarku i Korçës janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare të thirrur nga opozita kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.


Sipas të dhënave paraprake, numri më i madh i pjesëmarrësve është nga Korça, me rreth 230 persona, ndërsa nga Maliqi janë nisur 150 qytetarë.


Nga Pogradeci raportohet se drejt kryeqytetit janë nisur rreth 100 deri në 120 persona, nga Devolli 60 dhe nga Erseka 30 të tjerë.


Ndryshe nga disa qarqe të tjera, ku nisja e mbështetësve të opozitës është organizuar në grupe, në juglindje pjesëmarrësit kanë udhëtuar drejt Tiranës në mënyrë të veçuar.


Ata pritet t'u bashkohen protestuesve të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit në tubimin e opozitës në kryeqytet.

“KORÇA BOOM”


bottom of page