top of page

Rama kërkon dorëheqjen e mbi 130 drejtorëve, zbulohet çfarë do të ndodhë më pas

41 minutes ago
1 min read

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me urdhrin e kryeministrit Edi Rama, i cili u ka kërkuar ministrave dorëheqjen e drejtorëve të agjencive shtetërore në Tiranë dhe në rrethe, që janë në varësi të tyre.


Sipas raportimeve mediatike, bëhet fjalë për mbi 130 drejtues që preken nga kjo lëvizje në administratën publike. Megjithatë, dorëheqjet në këtë fazë kanë karakter formal, pasi drejtorët do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në përfundimin e hapave të mëtejshëm të procesit.


Faza e parë parashikon administrimin e shkresave të dorëheqjes, ndërsa në fazën e dytë do të analizohet performanca e secilit prej drejtuesve. Në bazë të këtij vlerësimi pritet të vendoset për vijimin e tyre në detyrë.


Deri më tani, qeveria nuk ka dhënë një koment zyrtar lidhur me valën e dorëheqjeve të kërkuara dhe mënyrën se si do të zhvillohet procesi.

Sipas raportimeve, kjo nismë lidhet me synimin e kryeministrit për të vendosur meritokracinë në administratën publike, duke e lidhur vlerësimin e drejtuesve me performancën e tyre.


Lëvizja vjen në një moment kur Adea Pirdeni është votuar nga Kuvendi si ministre e Administratës Publike dhe është betuar në Presidencë. Ky zhvillim shihet si pjesë e një procesi më të gjerë për riorganizimin dhe vlerësimin e drejtuesve në administratën shtetërore.


Mbetet për t'u parë se cilët prej drejtorëve do të vijojnë të mbajnë postet e tyre pas analizimit të performancës dhe cilët do të zëvendësohen në kuadër të këtij procesi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page