top of page

K*rcënim, dh*në dhe g*abitje, ndalohet 25-vjeçari pas denoncimit të 17-vjeçarit

49 minutes ago
1 min read

Një 25-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur me dhunë portofolin e një 17-vjeçari, duke e kërcënuar me thikë dhe duke i shkaktuar dëmtime trupore.


Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, rasti është denoncuar më 20 tetor 2026. I mituri ka deklaruar se ishte sulmuar nga një person i panjohur në rrugën “Hoxha Tasim”.


Pas hetimeve të kryera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë identifikuar dhe ndaluar mbrëmjen e 22 tetorit shtetasin me inicialet F. M., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.


Në vijim të veprimeve procedurale, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit. Gjatë ndërhyrjes, babai dhe motra e tij dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, me qëllim pengimin e kontrollit.


Materialet për rastin i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page