Lajm i trishtë për Saimir Korreshin, fjalët e dhimbshme për të vëllanë që u nda nga jeta
Një lajm i trishtë ka prekur familjen e deputetit të Partisë Demokratike, Saimir Korreshi. Vëllai i tij, Ermal Korreshi, është ndarë nga jeta para kohe, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë deputeti Korreshi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi me të vëllanë dhe disa fjalë të ndjera për humbjen e tij.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do shkosh, por ikja jote është e pabesueshme, vëllai im! Qofsh i Xhenetit, kampion!”, shkruan Saimir Korreshi në mesazhin e tij prekës.
Fjalët e deputetit shprehin dhimbjen dhe mosbesimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait, me të cilin ndante një lidhje të veçantë familjare.
Lajmi ka sjellë reagime të shumta nga miq, të afërm dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për familjen Korreshi në këtë moment të vështirë.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht rrethanat e ndarjes nga jeta të Ermal Korreshit. Familjarët pritet të njoftojnë detajet lidhur me ceremoninë e lamtumirës.
Redaksia u shpreh ngushëllimet më të sinqerta deputetit Saimir Korreshi dhe gjithë familjes për këtë humbje të rëndë.
“KORÇA BOOM”
















