top of page

Familja jep lajmin e trishtë: Ndahet nga jeta në moshën 63 vjeçare prokurorja e Prokurorisë Speciale

28 minutes ago
1 min read

Një lajm i trishtë ka mbërritur ditën e sotme nga Kosova pasi bëhet me dije se është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare prokurorja e njohur Ajshe Ferati.


Lajmi i kobshëm është mësuar pas disa reagimeve prekëse të bëra ditën e sotme nga të afërm të prokurore të cilët kanë bërë me dije se ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit prokurores Ferati. Ndërsa rrethanat e vdekjes së saj mbeten të paqarta.


“Do të na mungon buzëqeshja jote AJSHE ! Ikja jote e shpejtë nga kjo botë po më duket si në ëndërr moj qika e axhes tem Ajshe Ferati Të kujtojmë me mall familja Perçuku- Fetati !!!”, shkruan kushërira e Ajshes në një postim të bërë ditën e sotme në rrjet.


Ajshe Ferati u dkretua si prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë në janar të vitit 2015 nga presidentja e atëhershme e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.


Pas një eksperience të gjatë në shkallën e parë, në maj të vitit 2024 ajo u bë pjesë e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Ajo u përzgjodh nga komisioni vlerësues i udhëhequr nga u.d. Kryeprokurori Besim Kelmendi, duke u vlerësuar maksimalisht për performancën, ngritjen akademike dhe integritetin profesional.


Lajmi për ndarjen nga jeta të Ajshes ka lënë pas një dhimbje të madhe për të gjithë familjarët, miqtë e kolegë të saj./ Newsbomb.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page