Arjan Konomi akuza Linda Ramës: Porositi njerëz për të më rrahur!
46 minutes ago
1 min read
Analisti, Arjan Konomi, ka akuzuar bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën se ka porositur njerëz për ta dhunuar.
Në një reagim në rrjetet sociale, Konomi ka deklaruar se është dhunuar fizikisht nga disa persona pranë banesës së tij.
Sipas analistit, ngjarja ka ndodhur, në një lokal poshtë banesës së tij, ku disa persona fillimisht i janë afruar me pretendimin se dëshironin të sqaronin një çështje me të. Ata janë ulur fillimisht në tavolinë, por më pas sipas Konomit, janë ngritur dhe e kanë goditur.
Ai thotë gjithashtu se incidenti ka ndodhur në prani të njerëzve të tjerë dhe kamerave të sigurisë, ndërsa thekson se ka marrë edhe kërcënime me jetë.
Sipas Konomit, personat që e dhunuan ishin kushërinj të Linda Ramës.
“KORÇA BOOM”
















