top of page

Pl*gosi 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari

3 minutes ago
2 min read

Policia ka arrestuar në aeroportin e Rinasit një 47-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një të riu dhe vjedhjen e automjetit të tij në Lezhë.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i arrestuari është Klodian Ndoj, 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, i cili u ndalua ndërsa tentonte të largohej nga territori shqiptar.


Operacioni u realizua nëpërmjet bashkëpunimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas.


Ngjarja për të cilën akuzohet 47-vjeçari ndodhi në korrik të këtij viti, në fshatin Sanxhak. Sipas hetimeve, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Ndoj dyshohet se plagosi me armë zjarri shtetasin V. P., 22 vjeç, dhe më pas i vodhi automjetin.


Në gusht, Gjykata e Lezhës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


"Si rezultat i koordinimit operacional dhe informativ, ndërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas, u ndalua në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi në kërkim, K. N., 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak.


Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar 47-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Shtetasi K. N. akuzohet se në muajin korrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin V. P., 22 vjeç, të cilit edhe i ka vjedhur automjetin.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page