Pas shp*rthimit në Athinë, gjendet një tjetër çantë e dyshimtë, policia rrethon zonën
Pas shpërthimit të një çante të dyshimtë në zonën e Akademisë së Platonit në Athinë, ku mbetën të plagosur katër persona, një tjetër çantë e dyshimtë është gjetur në qytetin e Pireut.
Pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti një ekip i Departamentit të Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (TEEM), për të kontrolluar valixhen e braktisur dhe për të përcaktuar nëse përbënte rrezik.
Autoritetet rrethuan menjëherë zonën, ndërsa forcat e sigurisë janë në gatishmëri pas incidentit të mëparshëm me shpërthim në një pallat apartamentesh në Akademinë e Platonit.
Sipas Policisë Helenike, qarkullimi i automjeteve u ndërpre në kryqëzimin e rrugëve Iroon Polytechniou dhe Karaoli & Dimitriou. Kufizimet u shtrinë më pas edhe në rrugën Tsmaadou, nga rruga Notara deri në rrugën Karaiskou.
Policia e trafikut u vendos në zonë për të devijuar automjetet në rrugët përreth, ndërsa u krijuan radhë të gjata trafiku.
Deri në momentin e raportimit, nuk ka të dhëna të konfirmuara për përmbajtjen e çantës së gjetur në Pire.
“KORÇA BOOM”
















