Protesta, dy vajza pretendojnë se janë ngacmuar nga policët
17 minutes ago
1 min read
Dy vajza që po kalonin në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga Punonjësit e Policisë. Njëra prej vajzave duke folur për A2CNN tha se efektivët i kanë provokuar.
I ndodhur rastësisht aty, drejtuesi i degës së PD, Krujë, Aulon Kalaja, ndërhyri për të denoncuar sjelljen e tyre. Më pas Kalaja u shoqërua për rezistencë nga efektivët dhe më pas u lirua pas ndërhyrjes së Shefit të Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama, të cilit i paraqiti videon.
Kalaja thotë së ky veprim është i turpshëm dhe do të bëjë denoncim pranë AMP dhe organeve të tjera për sjelljen e kundërligjshme të punonjësve të policisë. Nga përplasja verbale, pretendon se është dhunuar po ashtu aktivisti i PD Mariglend Doçi.
“KORÇA BOOM”
















