top of page

Shqipëria kalon në orën dimërore, mos harroni këtë ndryshim të dielën

9 hours ago
1 min read

Shqipëria do të kalojë në orën dimërore të dielën, më 25 tetor. Ndryshimi do të bëhet gjatë natës, kur akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas.


Konkretisht, në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen në orën 02:00, duke bërë që qytetarët të përfitojnë një orë më shumë gjumë.


Kalimi në orën dimërore bëhet në përputhje me praktikën e ndjekur në vendet evropiane, ku ora ndryshon dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë.


Me këtë ndryshim, mëngjeset do të zbardhin më herët, ndërsa errësira do të bjerë më shpejt gjatë pasdites.


Pajisjet elektronike, si telefonat celularë dhe kompjuterët, zakonisht e kryejnë automatikisht ndryshimin e orës. Ndërkohë, orët tradicionale mund të kenë nevojë të rregullohen manualisht.

“KORÇA BOOM”


bottom of page