top of page

LAJMI FUNDIT/ Merr tjetër drejtim ngjarja në vend, 46-vjeçari dyshohet se kreu v*tëvrasje

1 minute ago
2 min read

Zhvillime të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa jetë brenda automjetit të tij. Ndryshe nga dyshimet fillestare për një vrasje me armë zjarri, hetuesit tashmë po shqyrtojnë pistën e vetëvrasjes, pasi kanë gjetur një armë brenda makinës.


Merr një tjetër drejtim hetimi ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet i pajetë brenda një automjeti tip “Volvo”.


Ndërsa fillimisht policia dyshoi për një vrasje me armë zjarri, të dhënat e reja nga vendngjarja kanë ngritur dyshimin se 46-vjeçari mund t'i ketë dhënë fund jetës.


Sipas informacioneve të fundit, hetuesit kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit, një element që ka bërë që hetimet të përqendrohen te pista e vetëvrasjes. Po ashtu, pas verifikimeve dhe kontrollit të kamerave në zonë, është konstatuar se 46-vjeçari është vetëvrarë pasi në kamera duket vetëm një e shtënë.


Ngjarja u zbulua rreth orës 20:20, kur Salla Operative e Policisë mori një telefonatë për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.


Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën brenda makinës trupin e pajetë të Ismet Habilit. Në njoftimin e parë zyrtar, policia bëri të ditur se dyshohej për një vrasje me armë zjarri.


Pamjet nga vendngjarja treguan se automjeti kishte dëmtime dhe gërvishtje në pjesën anësore, ndërsa xhami i shoferit ishte i thyer. Këto detaje, së bashku me faktin se policia ishte njoftuar për një aksident dhe jo për të shtëna, ngritën fillimisht pikëpyetje për dinamikën e ngjarjes.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Pista kryesore që po shqyrtohet tashmë është vetëvrasja, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë përfundimisht se çfarë ndodhi brenda automjetit./ Panfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page