E FUNDIT/ Atentati në vend. zbulohet identiteti i 46-vjeçarit të ekzekutuar në makinë, policia jep detaje
Policia ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen, duke bërë të ditur se viktima u gjet brenda një automjeti tip “Volvo” dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Është zbuluar identiteti i viktimës së ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Bëhet fjalë për Ismet Habilin, 46 vjeç, i cili u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen, duke sqaruar se njoftimi fillestar në Sallën Operative ka mbërritur rreth orës 20:20 dhe ka qenë për një automjet të aksidentuar.
Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët kanë konstatuar se brenda një automjeti tip “Volvo” ndodhej trupi i pajetë i 46-vjeçarit. Nga konstatimet paraprake, policia dyshon se ai është vrarë me armë zjarri.
Në njoftimin zyrtar, policia e identifikon viktimën me inicialet I. H., ndërsa sipas të dhënave të siguruara, bëhet fjalë për Ismet Habilin.
“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën ‘Mihal Popi’, në bllokun ‘1 Maji’. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip ‘Volvo’, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















