E FUNDIT: Atentat në vend/ Qëllohet me a*më një automjet në lëvizje, dyshohet për një v*ktimë
3 hours ago
1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku është hapur zjarr ndaj një automjeti në lëvizje në zonën e Komunës së Parisit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një atentat, ndërsa raportohet për një viktimë, informacion që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa nuk ka ende të dhëna për identitetin e personit që dyshohet se ka humbur jetën apo për autorët e mundshëm.
Ngjarja nuk raportohet të ketë lidhje me protestën që po zhvillohet në kryeqytet.
Priten informacione të mëtejshme nga autoritetet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















