top of page

4 gola në pjesën e parë, protesta dhe kartonë pa fund! Bylisi-Pogradeci mbyllet në barazim

1 hour ago
1 min read

Kategoria e Parë ka çelur fundjavën me një përballje të fortë mes Bylisit dhe Pogradecit, dy skuadra që synojnë ngjitjen në Superiore. Takimi i zhvilluar në Ballsh përfundoi në barazim 2-2, pas një ndeshjeje të luftuar, me emocione, protesta dhe tension në fushë.


Të katër golat u shënuan në pjesën e parë. Bylisi kaloi në avantazh që në minutat e para me Nyianguila, por Pogradeci reagoi dhe përmbysi rezultatin falë dy golave të Kazeem.

Vendasit arritën të barazonin në fundin e pjesës së parë, me një penallti që shkaktoi protesta të shumta nga lojtarët e Pogradecit. Sipas pretendimeve gjatë ndeshjes, faulli që çoi në 11-metërsh kishte nisur jashtë zonës së rreptësisë.


Përveç polemikave për vendimet e arbitrimit, një tjetër problem ishte gjendja e fushës, e cila ndikoi në rrjedhën e lojës dhe vështirësoi paraqitjen e të dyja skuadrave.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola të tjerë, por tensioni vijoi deri në fund, me shumë kartonë dhe ndërprerje të lojës. Bylisi e mbylli takimin me një lojtar më pak, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar në 2-2.


Barazimi bën që të dyja skuadrat të ndajnë pikët në një duel të drejtpërdrejtë mes pretendentëve, ku përtej spektaklit të golave nuk munguan polemikat dhe nervozizmi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page