top of page

Arrestohet presidenti i basketbollit, dyshohet për trukim ndeshjesh! Në pranga edhe 6 persona

9 hours ago
1 min read

Presidenti i Federatës Greke të Basketbollit, Vangjelis Liolios, është arrestuar mesditën e së mërkurës në Athinë, nën dyshimet për përfshirje në trukimin e ndeshjeve.


Së bashku me të, në pranga janë vënë edhe gjashtë persona të tjerë: tre gjyqtarë, një kryegjyqtar, një basketbollist dhe një biznesmen. Deri më tani, emrat e personave të tjerë të arrestuar nuk janë bërë publikë.


Sipas burimeve policore, urdhër-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Athinës. Pas tyre, autoritetet kanë kryer kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, ku raportohet se janë gjetur prova që dyshohet se lidhen me trukimin e ndeshjeve, si dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari.


Dyshimet për manipulime në kampionatin grek të basketbollit kanë qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes. Pak ditë më parë, presidenti i Panathinaikosit kishte ngritur shqetësime për situatën në ligën vendase dhe kishte bërë publike dyshime konkrete.


Pas këtyre zhvillimeve, Prokuroria ka nisur hetimet, të cilat tashmë kanë çuar në arrestimet e fundit. Hetimet vijojnë për të sqaruar rolin e secilit prej personave të përfshirë dhe rrethanat e dyshuara të manipulimit të ndeshjeve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page