top of page

JAVA 8-të/ Ja kur rikthehet superliga. Skënderbeu përballë Partizanit. Kur luhen të gjitha ndeshjet, ditët, oraret…

10 hours ago
1 min read

Java e 8 e Abissnet Superiore do të zhvillohet e ndarë në tre ditë, sipas kalendarit të përcaktuar aktualisht nga FSHF.


Ajo ka vendosur që të jenë 3 ndeshje të cilat të luhen në të njëjtën ditë, duke i ndarë në dy orare të ndryshme ato.


Të premten, me orar të pacaktuar ende është sfida Partizani-Skënderbeu, për të cilën fillimisht duhet vendosur edhe stadiumi ku do luhet.


Të shtunën, fillimisht luhet në orën 13:30 ndeshja Laçi-Vora. Më pas, në orën 18:30, do të luhen dy ndeshjet e tjera që janë shumë interesante, pasi do ketë përballje Teuta-Elbasani dhe Vllaznia-Tirana, me këtë të fundit që njihet si “Klasikja” e futbollit shqiptar.


Ndërkohë, ndeshja tjetër e javës do të luhet të dielën, në orën 18:30 dhe do të vërë përballë dy ekipe pretendente, pasi Dinamo pret Egnatian.


JAVA 8


23.10.2024

Partizani-Skënderbeu (ora e pavendosur)


24.10.2026

Laçi-Vora ora 13:30

Teuta-Elbasani ora 18:30

Vllaznia-Tirana ora 18:30


25.10.2026

Dinamo-Egnatia ora 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page