“Dimë të reagojmë fuqishëm edhe kur pësojmë”, Julian Ahmataj optimist pas fitores: Skuadra ka cilësi në mbrojtje
Skënderbeu më në fund ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Abissnet Superiore. Korçarët mposhtën me përmbysje 2 – 1 Elbasanin. Pas këtij suksesi, foli për mediat trajneri i “Ujqërve”, Julian Ahmataj:
“Jemi më të qetë. E dinim që do të kishim ndeshje të vështirë. U përpoqëm të tregoheshim të kujdesshëm, përsëri pësuam 1 gol. Është e disata ndeshje që pësojmë gol dhe reagojmë fuqishëm. Kjo tregon që kemi forcë të madhe brenda grupit.
Presioni i rezultateve, dihet që do të ndikonte shpejt. Lojtarët e mi dinë t’i bëjnë shumë mirë tranzicionet. Shifrat flasin për golat e pësuar. Presioni ka ndikuar te rezultati.
Skuadra i ka cilësitë për të mos pësuar gol. Për Kacenin, ishte zgjedhje e detyruar. Ai është lojtar me shumë cilësi. Opsionet nuk i kishim në gjendjen më të mirë fizike”.
“KORÇA BOOM”
















