top of page

Skënderbeu i jep fund “thatësirës”, ekipi korçar mposht me përmbysje Elbasanin! Vendimtar Bismark

26 minutes ago
1 min read

Skënderbeu 2 – 1 Elbasani

(Bismark 45+2', 78' / Mazari 41')


Skënderbeu, i drejtuar nga Julian Ahmataj, ka marrë fitoren e parë në Abissnet Superiore, teksa triumfoi 2 – 1 ndaj Elbasanit në Korçë, java e 7-të. Vendimtar te “Ujqërit” ishte sulmuesi Bismark, autor i dopietës.


Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të me Mazarin, pas një pasimi të pavullnetshëm nga Nikaj. Pak çaste më vonë, Skënderbeu gjeti baraspeshën me Bismarkun.


Në fraksionin e dytë, vendasit ishin ndjeshëm më kërkues, ndërsa u “shpërblyen” me golin e Bismarkut në minutën e 78-të. Me këtë sukses, ekipi korçar ngjitet në vendin e 7-të me 6 pikë, duke zbritur Partizanin në fund të tabelës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page