top of page

“Kemi problem me mentalitetin”, Gvozdenovic “zbërthen” situatën te Elbasani: Ja çfarë na mungon në ekip

44 minutes ago
1 min read

Pas 3 ndeshjesh pa humbje radhazi, Elbasani doli pa pikë nga transferta në Korçë. Verdheblutë u mposhtën 1 – 2 nga Skënderbeu, ndërsa përkohësisht mbajnë vendin e 5-të në kampionat. Trajneri Ivan Gvozdenovic foli për mediat pas ndeshjes, duke analizuar arsyet e disfatës:


“Kur ishim 1 – 1, ne ishim më kërkues dhe kishim raste të pastra. Ky është rregulli i futbollit: kur nuk shënon, e pëson. Pas golit të dytë, Skënderbeu ishte skuadra më e mirë.


Për golin e parë që pësuam, jam i mërzitur. Ka të bëjë edhe me mentalitetin. Duhet të bënim më shumë kombinime me njëri-tjetrin. Kur kemi mundësi, duhet të pasonim. Nuk ka rëndësi kush shënon, por fitorja.


Kur them mentalitet, unë i pari dhe pastaj skuadra. Ne duhet të shikojmë më shumë fitoren e skuadrës sesa kush do të shënojë.


Janari është shumë larg, nuk mund të them se për çfarë kemi nevojë. Kemi cilësi, por na duhet edhe pak më shumë. Na mungon pasimi i fundit. Kemi nevojë edhe për pak më shumë cilësi në 2-3 pozicione të fushës.


Gjini ka nevojë për më shumë kohë. Golat i kemi pësuar kur kemi 7 ose 8 lojtarë brenda zonës. Agresiviteti ose ndonjë bllokim… Do ta flas me çunat dhe do ta rregullojmë. Nuk ka të bëjë me tranzicionin, por me mungesën në pika të caktuara”.

“KORÇA BOOM”


bottom of page