Marrin fund dilemat se kur do të luajë Partizani kundër Skënderbeut, zbulohet edhe stadiumi
4 hours ago
1 min read
Tashmë nuk ka më dilema, është zbuluar se kur do të mbahet ndeshja Partizani – Skënderbeu, e vlefshme për javën e 8-të në Abissnet Superiore.
Sipas informacioneve në aplikacionin e FSHF-së, bëhet e ditur se përballja në fjalë do të zhvillohet të shtunën në orën 13:30, në stadiumin “FK Vora”.
Në të njëjtën orë do të luhet edhe sfida Laçi – Vora. Partizani vjen pas humbjes 1 – 4 nga Vora, pikërisht në stadiumin ku do të “përplaset” me Skënderbeun.
Trajneri i “Demave të Kuq”, Mislav Karoglan, kërkon reflektim nga të tijët dhe fitoren e parë në “timonin” e 17 herë kampionëve të Shqipërisë. Pas 7 javësh Superiore, Partizani mban vendin e fundit me 4 pikë, e shoqëruar me 17 gola të pësuar./ Panorama Sport
“KORÇA BOOM”

















