Paraqitja e Erkand Qerimajt në SPAK, zbulohet ndaj kujt ka bërë kallëzim penal
Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, ka reaguar pas paraqitjes së tij gjatë ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, sportisti ka sqaruar se nuk është paraqitur në këtë institucion për shkak të ndonjë hetimi ndaj tij, por me vullnetin e tij të lirë, për të depozituar një kallëzim penal.
“Nuk kam fletëthirrje, po bëj kallëzim”, është shprehur shkurtimisht Qerimaj, duke hedhur poshtë pretendimet se ishte thirrur nga SPAK.
Sipas informacioneve, kallëzimi penal i depozituar nga kampioni i peshëngritjes i drejtohet presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.
Qerimaj ka pasur edhe më parë përplasje publike me drejtuesin e federatës, duke e akuzuar për abuzime me fondet dhe shkelje administrative në menaxhimin e sportit.
Tashmë, me depozitimin e kallëzimit në SPAK, përplasja mes tyre merr një tjetër zhvillim.
Mbetet për t'u parë se si do të vijojë kjo çështje dhe nëse institucionet përkatëse do të nisin verifikimet mbi pretendimet e paraqitura nga sportisti.
“KORÇA BOOM”
















