Dyshohet se ngacmuan dy vajza gjatë protestës, kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë
Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë depozituar një kallëzim penal pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) ndaj disa efektivëve të Policisë së Shtetit.
Sipas tyre, efektivët dyshohet se kanë ngacmuar dy vajza gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë.
Kalaja dhe Doçi, të cilët pretendojnë se kanë qenë të pranishëm në momentin e incidentit, kanë deklaruar se kanë ndërhyrë për të mbrojtur dy vajzat. Sipas kallëzuesve, efektivët e përfshirë në ngjarje ishin me uniformë dhe në krye të detyrës.
Përmes kallëzimit, ata kërkojnë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të verifikojë rrethanat e ngjarjes dhe të hetojë veprimet e punonjësve të policisë të denoncuar.
Deri më tani, bëhet fjalë për pretendime të kallëzuesve, të cilat pritet të verifikohen nga organet kompetente.
“KORÇA BOOM”
















