Rama vijon presionin ndaj protestuesve: Nesër do të nxjerrim gjëra të reja!
Pasi u bëri gjyq publik personave të arrestuar, Edi Rama paralajmëron se qeveria do të vijojë edhe nesër me publikimin e informacioneve të tjera për protestat në Tiranë. Kryeministri u shpreh se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar.
Rama pretendoi gjithashtu se protesta në kulmin e saj kishte arritur në 1500 pjesëmarrës, mes të cilëve, sipas tij, kishte studentë të ndikuar nga teoritë e ANTIFA-s. Ai u bëri thirrje studentëve dhe qytetarëve të distancohen nga dhuna, duke theksuar se protesta paqësore është një e drejtë e garantuar.
“Ka një orë për të folur për të gjitha. Sot ishte kjo, nesër do t’ju ekspozojmë gjëra të tjera për të ndarë me të gjithë një bindje të rrënjosur te informacioni dhe funksionimi i institucioneve. Bindjen se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar”, deklaroi Rama.
“KORÇA BOOM”
















