Tronditëse, 76-vjeçari gjendet pa shenja jete pas ngjarjes së rëndë
1 hour ago
1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dobraç të Shkodrës, ku një 76-vjeçar ka humbur jetën në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari dyshohet se është vetëdjegur duke përdorur lëndë djegëse, konkretisht benzinë.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar se si ka ndodhur ajo.
“KORÇA BOOM”
















