top of page

Sportisti 26-vjeçar e*zekutohet me a*më z*arri, mes të p*agosurve edhe një vajzë 12-vjeçare

17 minutes ago
1 min read

Një 26-vjeçar, sportist amator i arteve marciale të përziera (MMA), është vrarë me armë zjarri më 23 tetor në Trappes, në periferi të Parisit. Viktima është identifikuar nga klubi i tij sportiv si Pengo Bossio Wangi.


Sipas mediave franceze, një person i armatosur hapi zjarr në disa zona të Trappes dhe në qytetin fqinj La Verrière. Si pasojë, 26-vjeçari humbi jetën, ndërsa pesë persona të tjerë mbetën të plagosur. Mes të lënduarve raportohet edhe një vajzë 12-vjeçare.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Francë. Presidenti Emmanuel Macron e dënoi sulmin, duke e cilësuar si një “sulm terrorist racist”.


Dyshimet se viktimat mund të jenë përzgjedhur për shkak të ngjyrës së lëkurës ose përkatësisë fetare të perceptuar kanë bërë që çështja t’i kalojë Prokurorisë Kombëtare Antiterroriste të Francës.


Ndërkohë, një 39-vjeçar i dyshuar për përfshirjen në sulm është arrestuar. Hetuesit po punojnë për të zbardhur motivet e mundshme dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Autoritetet franceze vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse sulmi kishte motive raciste dhe nëse plotësohen kushtet për t’u cilësuar si akt terrorist.

“KORÇA BOOM”


bottom of page