top of page

Abissnet Superiore/ FSHF-së përzgjedh formacionin më të mirë të javës së 8-të. Totre dhe Janaqi të Skënderbeut në 11-shen më të mirë

2 hours ago
1 min read

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 8-të në kampionatin Abissnet Superiore, duke vlerësuar paraqitjet e futbollistëve në ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë.


Formacioni është ndërtuar me skemën 1-3-4-2-1 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit, të cilët spikatën me paraqitjet e tyre në këtë javë.


Në portë është përzgjedhur Ortelio Biba i Laçit, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Naser Aliji i Dinamo City, Bruno Lulaj i AF Elbasanit dhe Arlind Kurti i Laçit.


Në mesfushë janë Ergis Arifi i Teutës, Ibrahim Abas i AF Elbasanit, Emmanuel Obinna Nwokporo i Vllaznisë dhe Dejvid Janaqi i Skënderbeut. Në mbështetje të sulmit janë përzgjedhur Klevi Qefalija i Dinamo City dhe Ennur Totre i Skënderbeut, ndërsa në majën e sulmit është Edon Murataj i Vllaznisë.


Trajneri më i mirë i javës së 8-të është shpallur Csaba László i Vllaznisë, pas fitores 2-0 ndaj Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi”.

“KORÇA BOOM”


bottom of page