top of page

Po drejtonte ciklomotorin, 16-vjeçari pëson aksident dhe përfundon te Trauma

1 hour ago
1 min read

Një 16-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pas një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldre të Lezhës.


Aksidenti është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre–Rraboshtë”. Sipas të dhënave paraprake, i mituri po drejtonte një ciklomotor kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.


Si pasojë, 16-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.


Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page