top of page

Gëzuar ditëlindjen, doktor Spiro Bimbli!

3 minutes ago
1 min read

Dr. Spiro Bimli lindi në Korçë, në një familje të vjetër patriotike korçare. Pas përfundimit të studimeve për stomatologji në Fakultetin e Mjekësisë, nisi karrierën profesionale në Klinikën Dentare të Korçës, ku u angazhua në shërbimin stomatologjik dhe në drejtimin e repartit të profilaksisë.


Pas specializimit në kirurgji oro-maksilofaciale në Tiranë, u kthye në vendlindje si kirurgu i parë maksilofacial, duke themeluar këtë shërbim në Korçë. Me punën dhe përkushtimin e tij, kontribuoi në zhvillimin e kirurgjisë maksilofaciale, zgjerimin e mundësive të trajtimit dhe përballimin e rasteve të ndërlikuara kirurgjikale.


Për shumë vite, ai shërbeu në poliklinikën stomatologjike dhe në spitalin e Korçës, duke ndihmuar në konsolidimin e një shërbimi të specializuar dhe në bashkëpunimin me disiplinat e tjera mjekësore. Krahas veprimtarisë klinike, u angazhua në studime shkencore dhe referime në konferenca, duke kontribuar në zhvillimin e njohurive dhe praktikave në fushën e stomatologjisë.


Pas përfundimit të veprimtarisë së tij në shërbimin publik, vijoi punën në klinikën private “Bimbli”, duke mbetur i lidhur me profesionin të cilit i kushtoi jetën.


Kontributi i dr. Spiro Bimblit në themelimin dhe zhvillimin e kirurgjisë maksilofaciale në Korçë përbën një pjesë të rëndësishme të historisë së mjekësisë në qytetin tonë.


Edhe 100 doktor!

“KORÇA BOOM”


bottom of page