top of page

Korçë/ Dyshohet se dhunoi 4-vjeçarin në kopsht, lihet e lirë edukatorja!

34 minutes ago
1 min read

Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në gjendje të lirë edukatoren e dyshuar për ushtrim dhune ndaj një fëmije 4-vjeçar në një kopsht të qytetit.


Gjatë seancës së zhvilluar këtë të hënë, gjykata caktoi ndaj saj masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës.


Edukatorja u arrestua pas denoncimit të nënës së të miturit, e cila pretendoi se djali i saj ishte goditur dhe keqtrajtuar në ambientet e kopshtit.


Sipas dëshmisë së nënës, fëmija kishte shfaqur frikë për të shkuar në kopsht dhe i kishte treguar se edukatorja e godiste.


Pas kallëzimit, policia kreu veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë, ndërsa çështja iu referua Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.


Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./ vna.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page