Mirënjohje dhe urime për të gjithë komunitetin e shkollës së Lumalasit!
Një vizitë e veçantë në shkollën e Lumalasit, së bashku me Kryetarin e Këshillit të Qarkut, në një ditë ku vlerësimi mori një kuptim të veçantë.
Dorëzimi i Certifikatës së Vlerësimit ishte një mirënjohje për një staf të përkushtuar, për prindër bashkëpunues dhe për nxënës të talentuar, të cilët me seriozitetin, disiplinën dhe uniformën e tyre përcjellin krenarinë e të qenit pjesë e kësaj shkolle.
Pas çdo suksesi qëndron puna e përditshme e mësuesve, mbështetja e prindërve dhe talenti i nxënësve. Kjo frymë bashkëpunimi është ajo që e bën një shkollë të ecë përpara dhe të besojë te potenciali i çdo fëmije.
Mirënjohje dhe urime për të gjithë komunitetin e shkollës së Lumalasit!
Vazhdoni të jeni shembull përkushtimi, bashkëpunimi dhe suksesi!
“KORÇA BOOM”

















