top of page

Vlerësimi i arritjeve në arsimin e Qarkut Korçë

33 minutes ago
1 min read

Në një aktivitet të organizuar nga Qarku Korçë, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut, drejtuesve të Zyrave Vendore të Arsimit dhe përfaqësuesve të DRAP Korçë, u prezantuan dhe u diskutuan rezultatet e vitit shkollor 2025–2026, bazuar në Kartën e Performancës të përgatitur nga ZVA-të e qarkut.


Si drejtuese e Zyrës Vendore të Arsimit, shpreh mirënjohjen time për drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe të gjithë ata që, me përkushtim dhe profesionalizëm, kontribuojnë çdo ditë për arsimin dhe nxënësit tanë.


Ky takim ishte një mundësi e rëndësishme për të vlerësuar arritjet, për të ndarë përvojat dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet strukturave arsimore dhe institucioneve vendore.


Vijojmë të punojmë së bashku për rritjen e cilësisë në arsim, mbështetjen e shkollave, zhvillimin e të rinjve dhe krijimin e më shumë mundësive për ta.


Investimi në arsim është investimi më i qëndrueshëm në të ardhmen e Qarkut Korçë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page