top of page

Bordi i PISA-s për herë të parë në Tiranë

11 hours ago
1 min read

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se në tetor, Tirana do të jetë mikpritëse e mbledhjes së Bordit të PISA-s, një prej takimeve më të rëndësishme ndërkombëtare për arsimin dhe vlerësimin e cilësisë së tij.


Kumbaro theksoi se “mbledhja e radhës e Bordit të PISA-s në kryeqytetin tonë, e vendos Shqipërinë në qendër të përvojave që diskutojnë dhe formësojnë të ardhmen e politikave arsimore ndërkombëtare, si moment që konfirmon angazhimin tonë për arsim cilësor dhe në koherencë me zhvillimet ndërkombëtare”.


Pas rezultateve të PISA 2025 ekipi i Ministrisë së Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore po vijojnë punën për analizimin e plotë të raportit të PISA-s.


Kjo analizë ka qëllim kuptimin e rezultateve dhe nxjerrjen e përfundimeve të nevojshme, duke krahasuar rezultatet e Shqipërisë me ecurinë e saj ndër vite, me vendet e rajonit dhe me vende me realitete të ngjashme socio-kulturore e ekonomike, ndërsa do të merren në konsideratë edhe trendet globale.


PISA është një ndër instrumentet që ndihmon në vlerësimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor, ndërsa në qendër të këtij procesi është nxënësi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page