LAJMI FUNDIT/ Konflikt në Pazarin e Vjetër në Korçë, shoqërohen në polici dy persona
6 minutes ago
1 min read
Një konflikt mes dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Pazarit të Vjetër, në qytetin e Korçës.
Si pasojë e konfliktit, njëri prej personave ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai nuk paraqet rrezik për jetën.
Policia ka identifikuar të dy personat e përfshirë në konflikt dhe i ka shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në konflikt.
“KORÇA BOOM”
















