top of page

Ditë me shi dhe katër aksidente në rrugë, reshjet rënduan qarkullimin duke lënë 11 të plagosur

2 hours ago
2 min read

në një prej rasteve dyshohet se lagështira në rrugë ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit.


Aksidenti më i rëndë është shënuar në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Një automjet tip “Benz”, që lëvizte në drejtim të Lushnjës, është përplasur fillimisht me barrierën e betonit dhe më pas ka goditur një automjet të parkuar në anë të rrugës.


Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Nga përplasja janë lënduar dy bashkëshortë, të cilët ndodheshin në automjet. Për nxjerrjen e tyre nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Të dy janë transportuar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore. Pas ekzaminimeve, drejtuesi i “Benz”-it është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.


Tre persona të tjerë janë lënduar në aksin Korçë-Qafë Plloçë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, ata janë jashtë rrezikut për jetën.


11 persona kanë mbetur të lënduar në katër aksidente rrugore të regjistruara gjatë kësaj të premteje në disa akse të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa në një prej rasteve dyshohet se lagështira në rrugë ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit.


Aksidenti më i rëndë është shënuar në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.Një automjet tip “Benz”, që lëvizte në drejtim të Lushnjës, është përplasur fillimisht me barrierën e betonit dhe më pas ka goditur një automjet të parkuar në anë të rrugës.


Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.Nga përplasja janë lënduar dy bashkëshortë, të cilët ndodheshin në automjet. Për nxjerrjen e tyre nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.Të dy janë transportuar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore. Pas ekzaminimeve, drejtuesi i “Benz”-it është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Tre persona të tjerë janë lënduar në aksin Korçë-Qafë Plloçë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, ata janë jashtë rrezikut për jetën./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page