Taksia përplaset me autobusin, lëndohen 2 gra dhe një vajzë
3 hours ago
1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.
Një taksi është përplasur me një autobus që transportonte mësues. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar dy gra dhe një vajzë, të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se të treja janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para, dyshohet se autobusi me mësues po dilte në superstradë në momentin kur është përplasur me taksinë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.
“KORÇA BOOM”
















