Faza e parë e olimpiadave kombëtare nis më 2 nëntor, përfshihen edhe gjuhët e huaja
Faza e parë e olimpiadave kombëtare do të nisë më 2 nëntor, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkolla të ndryshme të vendit.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se për herë të parë, olimpiadave u shtohen edhe gjuhët e huaja, anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht, për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë.
Kumbaro pohoi se nisma synon të nxisë angazhimin e shkollave në më shumë fusha të dijes dhe të krijojë më shumë mundësi për nxënësit që të shfaqin aftësitë dhe talentet e tyre në shkenca ekzakte, shkenca shoqërore dhe gjuhë të huaja.
Në postimin në rrjetet sociale, Kumbaro informoi edhe ndarjen e olimpiadave sipas lëndëve, si edhe ditët se kur ato do të zhvillohen.
Olimpiadat dhe konkurset kombëtare synojnë të nxisin angazhimin e nxënësve në fusha të ndryshme të dijes, duke krijuar më shumë hapësira për evidentimin dhe zhvillimin e talenteve të tyre.
“KORÇA BOOM”
















