top of page

Çfarë po ndodh me Brikenën? Ish-banorja merr vendimin e vështirë

3 minutes ago
2 min read

Brikena Selmani ka bërë një njoftim të papritur në rrjetet sociale, duke zbuluar se po kërkon një familje të re për qenushen e saj, Divën.

Përmes një mesazhi drejtuar grupit të fansave në Instagram, ish-banorja ka shpjeguar se ka marrë vendimin e vështirë për t'ia besuar kujdesin e qenushes një familjeje tjetër, e cila mund t'i kushtojë më shumë kohë dhe vëmendje.


Ajo ka kontaktuar fillimisht vajzat që ia kishin dhuruar Divën, duke i pyetur nëse do të dëshironin ta merrnin sërish ose nëse njihnin dikë që mund t'i ofronte një ambient të përshtatshëm.


Arsyen e këtij vendimi Brikena e ka lidhur me angazhimet e shumta profesionale dhe udhëtimet e shpeshta mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë. Sipas saj, ndryshimet në jetën personale dhe fakti që nuk e ka familjen pranë, e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë kujdesin për qenushen.


“Më dhemb shumë kur duhet ta lë vetëm për orë dhe nuk dua që ajo të vuajë nga mungesa e vëmendjes dhe kujdesit”, ka shkruar Selmani në mesazhin e saj.

Megjithatë, ajo ka theksuar se nuk dëshiron në asnjë mënyrë ta braktisë përgjegjësinë ndaj Divës. Përkundrazi, është shprehur e gatshme të kontribuojë edhe financiarisht për personin apo familjen që do të marrë përsipër kujdesin e saj.


“Më dhemb shpirti sepse e dua shumë dhe dua vetëm më të mirën për të. Shpresoj të më kuptoni dhe ju lutem mos ma merrni për keq”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se Diva u bë pjesë e jetës së Brikenës në fund të muajit shtator. Ish-banorja kishte publikuar një fotografi të qenushes në krahët e Mateo Borrit, duke zbuluar në atë kohë se ishte pikërisht ai që i kishte vendosur emrin.


Tashmë, duket se Brikena po përballet me një vendim të vështirë emocional, duke shpresuar që Diva të gjejë një familje që do t'i ofrojë gjithë dashurinë dhe kujdesin që meriton.

“KORÇA BOOM”


bottom of page