“Perëndia di çdo gjuhë”, Mitropoliti Anastas - Ballës: Mos përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist
12 minutes ago
1 min read
Mitropoliti Anastas ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin “Gjuha Shqipe”, ku shfaqet një fragment filmi me mesazhin “Perëndia di çdo gjuhë”.
Në reagimin e tij, Mitropoliti kritikon atë që e konsideron një qëndrim kontradiktor ndaj gjuhës shqipe dhe patriotizmit, duke e lidhur atë me shpopullimin e vendit.
“Kur nëpërmjet shpopullimit, bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç shqipes, dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste”, shkruan Anastas.
Më tej, ai i drejtohet drejtpërdrejt Ballës: “Nuk i përdhosni dot klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist, z. Balla”.
“KORÇA BOOM”
















