Një listë që zgjon krenarinë e çdo korçari, ja kush ishin shqiptarët që themeluan kishën në SHBA!
Një histori krenarie dhe kujtese për komunitetin korçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen përmes themelimit të Kishës së Shën Gjon Pagëzorit, një vatër e rëndësishme shpirtërore, patriotike dhe kulturore për emigrantët shqiptarë.
Kisha u themelua më 16 dhjetor 1934, në South Boston, SHBA, nga 85 emigrantë shqiptarë me origjinë nga Korça dhe zonat përreth. Ata u bashkuan për të krijuar një institucion fetar që do të shërbente jo vetëm si vend lutjeje, por edhe si një pikë takimi për ruajtjen e gjuhës, traditave dhe identitetit shqiptar larg atdheut.
Emrat e 85 themeluesve janë pjesë e historisë së këtij komuniteti dhe një dëshmi e kontributit të emigrantëve korçarë në Amerikë.
Ja lista e themeluesve të Kishës së Shën Gjon Pagëzorit:
Andrew Adams, Elia Adams, Leo Adams, Mitro Adams, Spiro Adams, Vasil Adams, George Anastas, James Anastas, Kristo Anastas, Peter Anastas, Petro Anastas, Thanas Anastas, Thimi Anastas, Anastos Andon, Vangel Andon, Sifi Andrea, Charles Anthony, Andrew Apostol, Nisi Apostol, William Bittelari, Teko Christo, Vangel Christo, Sotir Constantine, Charles Cotto, Theodore Cotto, Kosma Cotto, Stefan Dhimitri, Guri Filip, Elia Joseph, Toli Joseph, Rev. Dhosi Katundi, Pando Lazar, Rako Lazar, Peter Ligor, Petro Ligor, Vasil Limoni, Andrew Matto, Pandi Michaels, Charles Mitro, Andrew Mitrushi, Vangel Mitrushi, Dhoske Nani, Andrew Nasson, Arthur Nasson, Vasil Nasson, James Nichols, Andrew Nickola, George Nickola, Thoma Nickola, Kristaq A. Panariti, Andrew Pano, Tili Pano, Mitro Peterson, George Petro, Deni Philips, Petraq Pilla, Angelo Soter, Harry Soter, Sokrat Soter, Vangel Sotiros, Louis Spiro, Mitro Spiro, Nisi Spiro, Pandi Spiro, Peter Spiro, Petraq Spiro, Nick H. Stevens, Vangel Stefan, Vasil A. Stefan, Nani Theodor, Arthur Theodos, Pandi Petro Tili, Nisi Toli, Elia N. Treska, Mina P. Tseko, Niko Tseko, Teko Tseko, Stavre Tsetsi, Lazar Vangel, Nani Vangel, Nisi Vangel, Thimi Vangel, Vangel Vasil dhe Nastas Zahari.
Një figurë e rëndësishme në historinë e kësaj kishe ishte edhe At Dhosi T. Katundi, kleriku që drejtoi ceremoninë e parë fetare dhe shërbeu si prifti i parë i saj gjatë viteve 1934–1943.
Kush ishte At Dhosi T. Katundi?
Sipas jetëshkrimit të botuar nga Kisha e Shën Gjon Pagëzorit me rastin e 50-vjetorit të themelimit, në vitin 1984, At Dhosi Katundi lindi më 27 prill 1873, në Katund të Shqipërisë, nga prindërit Tasi dhe Tane.
Ai mori arsimin në Shqipëri dhe, në moshën 24-vjeçare, emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbërriti më 11 shtator 1897.
Më 28 dhjetor 1919 u shugurua dhjak dhe më 14 janar 1920 prift. Nga viti 1920 deri në vitin 1934 shërbeu në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston, ndërsa më pas iu bashkua Kishës së Shën Gjon Pagëzorit, ku shërbeu deri në vitin 1943.
At Dhosi ishte i martuar me Thomaidha Phillip dhe kishte katër fëmijë: Katherine, Arti, Anna dhe Shpresa.
I kujtuar si një prift i përulur dhe i dashur nga të gjithë, At Dhosi Katundi u nda nga jeta më 23 dhjetor 1943, në Boston.
Historia e këtyre emigrantëve është një dëshmi e lidhjes së fortë që korçarët ruajtën me vendlindjen, edhe pse mijëra kilometra larg saj. Përmes kishës, ata përcollën brez pas brezi gjuhën, traditat dhe identitetin shqiptar.
Sot, kjo listë emrash mbetet një kujtesë e çmuar për familjet korçare. Ndoshta mes tyre gjendet edhe një gjysh, stërgjysh apo i afërm i juaji. Një arsye më shumë për të qenë krenarë për ata që, edhe në emigracion, nuk i harruan kurrë rrënjët e tyre shqiptare.
“KORÇA BOOM”
















