top of page

Studentët drejt krijimit të një force politike, sot bëjnë publik vendimin

13 minutes ago
1 min read

Studentët që kanë marrë pjesë në protestat e javëve të fundit në Tiranë pritet të njoftojnë sot krijimin e një force të re politike.


Nëpërmjet një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se vendimi do të komunikohet në orën 16:30, përpara hyrjes së Gjykatës Kushtetuese.


Pas angazhimit në protesta, studentët synojnë të ndërmarrin një hap të mëtejshëm, duke u organizuar edhe në skenën politike të vendit.


Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi emrin, programin dhe strukturën drejtuese të forcës së re politike, si dhe synimet për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme.


Hollësi të tjera rreth kësaj nisme pritet të bëhen të ditura gjatë deklaratës së studentëve pasditen e sotme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page