top of page

Balla pas përjashtimit të Spiropalit nga grupi i PS-së: Më vjen keq, por vendimi respekton statutin!

22 minutes ago
1 min read

Kreu i grupit parlamentar socialist thotë se vendimi për largimin e Elisa Spiropalit respekton rregulloren e brendshme, ndërsa shpreh keqardhje për përjashtimin e saj...


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbrojtur vendimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i mazhorancës, duke iu referuar statutit dhe rregullores së brendshme të PS-së.


Në një prononcim për mediat pas votimit të 24 nëntorit, Balla e argumentoi vendimin me procedurat e brendshme të grupit, duke sjellë si referencë edhe praktikat e socialistëve në Parlamentin Europian.


“Kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në grupin socialist parlamentar në BE. Nëse doni, ua vë në dispozicion rregulloren. Mund ta lexoni”, deklaroi Balla.


Kreu i deputetëve socialistë shprehu keqardhje për largimin e Spiropalit, pas nëntë vitesh në grupin parlamentar të PS-së.


“Pas nëntë vitesh në grupin parlamentar, më vjen keq që shkojmë në këtë vendimmarrje”, shtoi ai.

“KORÇA BOOM”


bottom of page