top of page

"Nga janari 2027 më pak shpenzime për familjet...", zëvendëskryeministrja Albana Koçiu jep njoftimin për qytetarët

40 minutes ago
1 min read

Ulja e TVSH-së në 6 % për 54 produkte të shportës do të sjellë më pak shpenzime për familjet shqiptare nga jaanri 2027.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur se me buxhetin 2027, nga 1 janari, TVSH-ja ulet në vetëm 6% për 54 produkte të shportës bazë.


“Nga mëngjesi i fëmijëve te darka që mbledh bashkë gjithë familjen, pazari i përditshëm do të kushtojë më pak. Më pak shpenzime në dyqan, më shumë mundësi në çdo shtëpi shqiptare”, u shpreh ajo.


TVSH-ja për 54 produkte të shportës bazë ushqimore do të ulet nga 20% në 6%, duke nisur nga 1 janari 2027, në kuadër të ndryshimeve të parashikuara në Paketën Fiskale 2027.


Masa synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve për produktet e konsumit të përditshëm, duke përfshirë bukën, miellin, qumështin, vezët, vajin ushqimor, mishin, peshkun, frutat dhe perimet, si dhe artikuj të tjerë ushqimorë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page