AKSIDENT në mesnatë në rrugën e Voskopojës/ 41-vjeçari nga Gjonomadhi përfundon në spital në gjendje të rëndë!
2 hours ago
1 min read
Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, 41-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në mesnatë në rrugën e Voskopojës, ku një 41-vjeçar nga fshati Gjonomadh është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e përplasjes, 41-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë aksident. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















